“Shikoni hipokrizinë e manipulimin e Ramës”, Lubonja i nxjerr foton me Tom Doshin në Shkodër: Departamenti i Shtetit i ka hequr të drejtën për të hyrë në SHBA

Jun 21, 2019 | 17:01
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, ndërsa  ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e Tom Doshit, dje në Shkodër, shkruan se kjo foto tregon hipokrizinë, sipas tij, të Ramës “kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës”.

lubonja

Lubonja shkruan më tej se Tom Doshi figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA, ndërsa shton se “kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto.

Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA. Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, ka shkruar Lubonja në facebook.

rama-tom doshi

Rama-tom-doshii1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura