Në kuadër të Javës Amerikane në Tiranë zhvillohen aktivitete të shumta. Sot në sheshin “Skënderbej” banda frymore e SHBA ka luajtur himnin shqiptar dhe atë amerikan.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, por edhe zyrtarë të tjerë.
Deri në datën 21 maj, ambasada amerikane do organizoje një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe Shkodër ku përfshihet muzika rrok nga banda e forcave ajrore amerikane, shfaqje filmash dhe degustime me ushqime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al