Shkarkimi i drejtorëve te Hipoteka dhe ALUIZNI, LSI i kujton Ramës kritikat: Po tani që i zgjodhe vetë?

Jun 14, 2018 | 19:46
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmin se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot 6 drejtore te Hipotekes dhe ALUIZNI-t.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Vasili, teksa kujton se ne fushate Rama eshte ankuar qe punet ne keto dy institucione nuk shkonin mire se ishin drejtore te LSI, shkruan:

petrit-Vasili-deklarata

Po ky germadha kryeminister a i emeroi vete keta drejtoret e hipotekave, qe po i shkarkon tufa tufa?

Po ky kryeminister na cau derrasat, duke thene qe po i emeron drejtoret me konkurs, me portal, me me kritere, me seleksionim. Se qau e lau dikur ky se medemek fajin ja kishin te tjeret qe punet nuk i shkonin mire.

Po tani qe i zgjodhi vete keta drejtoret kush ja ka fajin?

Fajin ja ka vetem vetja e tij dhe shkollepakesia e tij proverbiale.

Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bejne derman as drejtoret qe heq dhe as gjithe qeveria sikur ta nderroje te gjithen.

Trurin shtuf nuk e rigjeneron dot as ilacet dhe as bari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura