Shkatërrohet karteli i drogës në Itali që vepronte në zonën e Catanias. Në pranga janë vënë 13 persona nga dy grupe të ndryshme kriminale, mes të cilëve shqiptarë dhe kolumbianë.
Sipas policisë italiane banda shqiptare drejtohej nga Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 365 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe kokainë.
Sipas Drejtorisë së Anti-Mafia të Catania, karteli i drogës që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge.
Dy bandat kriminale, me anëtarë shtetas nga Katania, Kolumbia dhe Shqipëria, trafikonin dhe tregtonin sasi të mëdha të narkotikëve. Ata kishin arritur në një total prej 365 kg duke trafikuar kryesisht substanca narkotike si marijuanë dhe kokainë.
Hetuesit besojnë se dy bandat funksionin si të ishin një, sasitë e mëdha të marijuanës vinin nga Shqipëria, ndërsa kokaina nga Kolumbia.
Hetimi nisi pasi policia ndaloi një makinë që drejtohej nga një 41-vjeçar, me origjinë nga Sirakuza, pjesë e dy bandave, të cilit iu gjetën rreth 8 kilogramë marijuanë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al