“Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik”/ Meta kthen për rishqyrtim paketën “anti-shpifje”

Jan 12, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë ligjet të konsideruara si “Paketa Antishpifje” që synon gjoba e deri në mbyllje të portaleve. Kreu i Shtetit ka rikthyer ligjin në Parlament për rishqyrtim.

Robert-Rakipllari-intervista-Ilir-Meta1 (3)

Sipas Metës, ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, duke nënvizuar se ky ligj shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit

Meta thotë gjithashtu se ligji është më kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Argumentat ligjore/ Meta: Katër shkeljet e rënda, pse rrëzova paketën anti-shpifje
“Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

–       Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

–       Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

–       Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

–       Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura