Shkolla e policisë, emrat e një mijë fituesve

Jun 7, 2014 | 12:49
SHPËRNDAJE

Kandidatet qe aplikuan per te vazhduar shkollen e policise
Të hënën studentët fitues japin gjurmët e gishtave

Emrat e vajzave dhe djemve të grupit të parë që do ndjekin kursin 6-mujor

Policia e Shtetit shpalli dje një mijë fituesit që përmbyllën me sukses tri fazat e konkursit për të vijuar studimet në Shkollën e Policisë. Nga përzgjedhja e kursantëve që do të ndjekin shkollën bazë për Patrullën e Përgjithshme, 500 prej fituesve janë femra e 500 të tjerë meshkuj, ashtu sikurse u premtua nga Kryeministri Edi Rama ditën kur nisi ky konkurs. Policia sqaroi dje se për shkak të numrit të lartë të fituesve, të kualifikuarit do të vazhdojnë studimet në Qendrën e Formimit Policor të ndarë në dy grupe me nga 500 studentë. Të dyja grupet do të kenë në përbërje numër të barabartë femrash dhe meshkujsh. Pasi grupi i parë të përfundojë kursit teorik 6-mujor për Patrullën e Përgjithshme dhe do kalojnë në fazën e terrenit, do të nisin kursin 500 studentët e grupit të dytë. Gazeta publikon emrat e fituesve të grupit të parë që do të vazhdojë studimet, pasi të përfundojë edhe fazën e fundit, atë të analizave mjekësore dhe dhënies së gjurmëve të gishtave, që do të bëhet të hënën. Më poshtë emrat e 250 femrave dhe 250 meshkujve që do të nisin të parët studimet në Shkollën e Policisë. “Kuota e pranimit për Shkollën bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme është 1 mijë kandidatë, të ndarë sipas gjinisë 500 femra dhe 500 meshkuj. Por për shkak të numrit të lartë të pranuar këtë vit, ata nuk do i vazhdojnë studimet të gjithë njëkohësisht, por të ndarë në dy grupe prej 500 kandidatësh, 250 femra dhe 250 meshkuj”, tha dje zyrtarit Policia e Shtetit.

Klikoni linkun poshte per te pare listen e fituesve:
Shkolla e policisë, emrat e një mijë fituesve

Kontroll mjekësor për fituesit
Fituesit e tri fazave të konkursit për Shkollën e Policisë, testit me shkrim, testit fizik dhe intervistës me gojë, duhet të përmbyllin me sukses edhe fazën e fundit të procesit të kualifikimit, që është kontrolli mjekësor. Burime nga Policia e Shtetit thanë se, për përzgjedhjen e kursantëve, sipas procedurave të përcaktuara, do të kryhet procesi i kontrollit mjekësor pranë Sektorit të Profilaksisë dhe Mjekimit të Policisë së Shtetit, në Qendrën e Formimit Policor. Po ashtu kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidatit. Kontrolli do të nisë të hënën në orën 07:30 deri në orën 19:00 dhe nëse  analizat nuk e lejojnë vazhdimin e Shkollës së Policisë për ndonjërin prej tyre, kandidati do të skualifikohet dhe vendin e tij do ta zërë kandidati sipas rendit zbritës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura