“Shkonte për qejf tek banesa kushëririt, s’bënte gjë”- Arrestimi i Nevila Pjetrit dhe i të motrës për prostitucion, i vëllai: I zgjidhnin vetë burrat, nuk i ndërhynim

Jun 8, 2022 | 13:22
SHPËRNDAJE

E ndjera Nevila Pjetri dhe motra e saj, Anila Pjetri u arrestuan rreth 13 vite me parë nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit.

nevila pjetri9

Dy motrat në atë periudhë, përkatësisht 22 dhe 25-vjeç, sipas policisë “u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri”.

I vëllai i viktimës u shpreh se ato shkonin për qejf në banesën e kushëririt të saj, por “s’bënin gjë”.

Sipas tij, të motrat i futën në burg por i liruan rreth 2 javë më vonë pasi dolën të pastra.

Dritan Pjetri rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se të dyja motrat i zgjidhnin vetë partnerët e tyre dhe vëllezërit nuk ndërhynin.

Sa i përket Nevilës, ai theksoi se ka pasur bashkëjetesa të mëparshme, një prej tyre rumun, por vëllezërit e tjerë nuk ia pranuan marrëdhënien me bashkëshortin, Leonard Marku.

“Ajo ka qenë, hynin tek kushëriri i vetë, ai fuste njerëz. Motra e madhe shkonte për qejf dhe nuk bënte gjë. Të dy motrat i futën në burg, ne i nxorëm. Shteti i arrestoi për prostitucion. Qëndruan 2 javë dhe më pas i liruan. Më pas shteti tha se ka dalë e pastër.

Njerëzit e tij e donin shumë, ajo më informoi që do martohej me Leonardon. Kishte jetën e vet i thashë bëni ç’të doni. Vëllezërit e tjerë se donin, nuk e di pse. Edhe motra tjetër i zgjidhte vetë burrat, si thoshin gjë. Kjo ka dy fëmijë. Lidhjet e tjera Nevila si ka pasur shqiptarë. Bashkëjetesat e tjera të Nevilës s’i kemi pasur problem. Të tjerët nuk i ka pasur me celebrim, këtë po. Jam keq, kam folur me Leonardon: Tha vetëm po nuk vdiqa trupin do e sjellë. Shteti nuk besoj se e sjell, s’kemi shpresë tek shteti shqiptar. Ai më tha do e sjell trupin e motrës ta varrosim aty ku është varrosur nëna. Ma ka premtuar, ai e mban premtimin.

E përjashtoj që motra punonte si punonjëse seksi, thjesht për të mbushur lajmet e thonë. Ajo është kujdesur për momentet e fundit të nënës dhe babait”, tha ai.

Çfarë njoftoi policia për arrestimin e dy motrave në vitin 2009

Njoftimi i policisë për ngjarjen ne 2009:Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”. U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura