Shkrim i 1912/ Çfarë tha Ismail Qemali në Trieste para se të nisej për në Durrës

Oct 7, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*/  “La Presse” ka botuar, të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit, dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung” në Trieste para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë.

Çfarë ka shprehur më konkretisht asokohe lideri shqiptar ?

 Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

image

 Shqiptarët dhe pavarësia

 Berlin, 20 nëntor.

Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloyd-it.

Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë :

Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme.

Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.

Darsiani.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura