Shkrimtarja Lleshanaku: Ish-të përndjekurit politikë, ende të pakompensuar

Dec 17, 2019 | 10:51
SHPËRNDAJE

ANILA DEDAJ/ Mes imazheve të terrorit komunist, pjesë e ekspozitës “Komunizmi, propaganda dhe realiteti”, ku e vërteta ende sillet si fantazmë, e ke të vështirë të kuptosh se si ky ferr hoxhist mundi të zgjasë për 47 vite.1576505275_perndjekur

“Janë pamje të rënda, e di, por tek e fundit ky ishte komunizmi”, thotë shkrimtarja dhe poetja Luljeta Lleshanaku, njëherazi drejtore e Studimeve në Institutin e Studimeve për Krimet e Komunizmit, e cila shpjegon nismën më në detaje. Një ekspozitë, që sipas poetes, ka si qëllim sensibilizimin e opinionit publik, pasi siç ajo thekson, “shoqëria jonë i ka ende borxh kësaj shtrese”. Një borxh ende i pakompensuar sipas saj, pasi edhe pse 30 vite larg rënies së diktaturës, vetëm një pjesë e ish-të përndjekurve është dëmshpërblyer. Lleshanaku sjell në vëmendje edhe defektet e ligjit për hapjen e dosjeve, të kontestuara që në fillim nga ISKK-ja, pasi në shumë raste nuk lejojnë përdorim apo publikim të informacionit as nga institucionet.

Luljeta-Lleshanaku-poetessa-albanese-1140x570

Zonja Lleshanaku, një ekspozitë jo e zakontë me në fokus ish-të burgosurit politikë e deri tek eksodet. Përse zgjodhët pikërisht ambientet e Institutit për t’i dhënë jetë kësaj ideje?

“Komunizmi, propaganda dhe realiteti” është një projekt i nisur që në fillim të vitit. Një ekspozitë performancë e realizuar në ambientet e jashtme të Institutit, edhe për pozicionin e favorshëm të një rruge kryesore. Mënyra sesi është konceptuar e bën këtë ekspozitë joimponuese. Ndryshe nga në galeri apo muze, secili që kalon e që intrigohet nga fotot, zgjedh nëse do të vijë të shikojë më shumë. Pjesa më e madhe e imazheve shfaqen për herë të parë.vrasjet ne kufi6

Cili është qëllimi i kësaj nisme?

Qëllimi primar është sensibilizimi publik, që njerëzit, duke parë atë periudhë, përmes këtyre imazheve të reflektojnë mbi të shkuarën komuniste. Të jemi realistë, një pjesë e fotove janë mjaft të rënda, si ato që paraqesin vrasjet në kufij, por tek e fundit ky qe komunizmi dhe kjo ekspozitë është konceptuar që të reflektojë realitetin dhe propagandën e asaj kohe, si plane të mbivendosura mbi njëritjetrin. Imazhet e ekspozitës tregojnë realitetin komunist, ndërsa përmes audios, në vijimësi vizitorët dëgjojnë kolona zanore nga filma e dokumentarë propagandistikë, fjalime të krerëve të shtetit shqiptar etj. Dhe është pikërisht kontrasti mes asaj që shohim e dëgjojmë esenca e komunizmit.

Në këtë ekspozitë shohim të evidentuara disa nga veprat e realizuara nga ish-të dënuarit. Çika përmendi se, nëse të ardhurat do t’u kishin shkuar ish-të burgosurve, ndoshta tani do ishin dëmshpërblyer të gjithë…vrasjet ne kufi5

Është interesant fakti se vazhdimisht dëgjojmë për kompensimin e ish-të burgosurve, madje ndodh që mediat të njëjtin lajm e riciklojnë, duke krijuar idenë e gabuar se taksat e shqiptarëve shkojnë të gjitha për kompensimin e ish-të burgosurve politikë. Realiteti është që ish-të përndjekurit, ish-të burgosurit nuk janë kompensuar, përjashto një pjesë të tyre. Jemi 30 vite larg ndërrimit të sistemeve dhe ende nuk është realizuar kompensimi i tyre… Duhet kuptuar se ky nuk është një problem i pazgjidhshëm dhe se shoqëria shqiptare i detyrohet kësaj shtrese politike. Por për ta mbyllë njëherë e përgjithmonë në këtë aspekt faqen e së shkuarës politike, për t’i ndihmuar këta individë të integrohen, kërkohet një vullnet i fortë politik. Shumë prej nesh, veçanërisht brezi i ri, nuk e dinë se jetojnë në një apartament të ngritur me punën e ish-të burgosurve politikë. Stadiumi “Qemal Stafa” qe një nga veprat e ndërtuara nga puna e tyre, përpos veprave të tjera industriale, si “Superfosfati i Laçit” apo minierave, tharja e kënetave, ndërtimi i kanaleve ujitëse etj. Ky qe një moment i mirë, që një ekspozitë, e cila nuk ka si temë kryesore punën e ish-të burgosurve, të mos e anashkalonte atë.

Një ekspozitë që e vijon misionin e të rrëfyerit deri tek eksodet në vitin 1990, imazhet e fëmijëve nëpër ambasada. Përse një zgjedhje e tillë?

Pikërisht për ta bërë më të qartë për publikun, se nëse realiteti shqiptar do të ishte ashtu si propagandohej, atëherë nuk kishte asnjë arsye se pse njerëzit do të iknin duke rrezikuar jetët e tyre. Por e vërteta është se shtrëngesat ishin të shumta. E para, qe mungesa e lirisë, mosrespektimi i të drejtave themelore të njeriut, shkelja e tyre, për të mos folur për formën e ekonomisë së përqendruar, që rezultoi totalisht e gabuar. Te kriza ekonomike e viteve ’80, gjejmë shumë elemente që e bëjnë modelin komunist sa johuman e mizor, aq edhe të dështuar.

Jemi 3 dekada pas rënies së diktaturës dhe ligji për hapjen e dosjeve tanimë është miratuar. Mirëpo, vëmë re se ende është i vështirë publikimi i plotë i tyre…

Instituti ka reaguar që në momentin kur u paraqit projektligji për hapjen e dosjeve. Ligji ua ngushton aksesin në informacion edhe institucioneve, por mbi të gjitha vështirësitë janë në publikimin apo përdorimin e mëtejshëm të informacioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura