Shoqata e Gjyqtareve padi Këshillit të Ministrave: Heqja e pasaportës diplomatike, cenim i statusit. E drejtë e fituar, nuk mund…

Jul 11, 2019 | 13:46
SHPËRNDAJE

Padia-qeveria-pasaportat-diplomatikeShoqata Kombëtare e Gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Administrative, Këshillin e Ministrave për vendimin që u heq të drejtën për të mbajtur pasaportat diplomatike.

Kjo shoqata ka autorizuar, Florian Kalanë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Engert Pëllumbit gjyqtar pranë Gjykatës së Fierit për të ndjekur çështjen kundër Këshillit të Ministrave.

Në objektin e padisë së Shoqatës së Gjyqtarëve thuhet se: “Të konstatihet cenimi i statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me VKM nr.389 datë 12.06.2019, “për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatikë dhe asaj të shërbimit” si një e drejtë e fituar që “nuk mund të ulet”, në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”.

Në këtë kërkesë padi kërkohet që të shpallet paligjshmëria e këtij vendimi qeverie, në pjesën ku thuhet se: “Gjyqtarët si subjekte zyrtare që kanë të drejtë të pajisjen me pasaportë shërbimi”.

Po ashtu kërkohet të konstatohet si i paligjshme dhe pjesa e vendimit ku thuhet se: “Pasaportat e shërbimit të gjyqtareve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019”.

Kerkese=PAdi-Cakaj-Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura