Shorti i Ligës së Kombeve, flet kapiteni i Çekisë: Jam i kënaqur! Ndaj Shqipërisë të motivuar, do ia dalim…

Feb 8, 2024 | 22:38
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Çekisë, Tomas Suçek, komentoi shortin e Ligës së Kombeve, të hedhur pasditen e sotme në Paris, teksa goglat e vendosën kombëtaren e tij përballë, Ukrainës, Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Në prononcimin e dhënë pas shortit, mesfushori që luan në Angli me Uest Hem, u shpreh i kënaqur, teksa deklaroi:  

soucek21

“Personalisht jam i kënaqur me shortin, janë të gjitha skuadra të balancuara. Ne kemi luajtur me Ukrainën dhe Shqipërinë kohët e fundit, ndaj do të kemi motivim për t’i përballuar përsëri dhe të jemi të suksesshëm. Gjeorgjia do të jetë diçka e re por besoj se mund t’ia dalim”, u shpreh Suçek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura