Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen tre të rinj, mes tyre një 17-vjeçar. Në kërkim bashkëpunëtori

Jan 22, 2023 | 10:42
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit ekstazi në zona të ndryshme të kryeqytetit.

29d61f89-c4c9-42fb-8f89-4689904310a5

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar të rinjtë me inicialet K. V., 23 vjeç dhe G. Gj., 25 vjeç, përfshirë dhe të miturin E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Punisher”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punisher”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura