Shpërthen Arian Çani: Në Janar do bëhet nami, nga politika do dalin shumë si Tahiri

Nov 10, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Gazetari Arian Cani i ftuar ne studion e emisionit “360 grade”, tha sot se peshq te medhenj sot ne Shqiperi populli njeh vetem 4, duke permendur emrat e tyre dhe te tjeret, ministra apo ish ministra jane vetem cironka.

arian cani

“Do ketë peshq që do dalin para drejtësisë dhe shumë prej tyre do ikin nga politika sic iku Saimir Tahiri se është shumë e vështirë të kthehet ai ne politike, vetem nese ben ndonje cirk te papare, mjafton vetëm makina qe u ka shitur atyre. Nga janar shkurti dalin nga politika shume politikane. Kjo do ndodhe por nese flasim për peshq të mëdhenj, 4 janë sot në Shqipëri peshq të mëdhenj: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

Këta të kartërt konsiderohen peshq të mëdhenj nëse asnjë nga këta të 4 nuk preket penalaisht në janarn, shkurt, mars, atëherë popullit nuk i intereson fare se kush nga ministriat apo ish ministrat …se populli këta të tjerët per te janë cironka, peshku i madh nuk janë ministrat apo ish ministrat…ka një bos, të tjerët janë skllevër. Nese vazhdohet keshtu ne janar do behet nami”.

Sakaq, replika të forta në studion e 360gradë, të Artur Zhejit ka pasur mes Mesila Dodës dhe Arjan Çanit lidhur me arrestimet e mundshme që pritet të ndodhin në Shqipëri.

Çani: Kjo giotina tani është një pisllëk. Në burg do shkojnë ata që kanë rrezikshmeri shoqërore.

Doda: Unë kam vetëm dy gjëra. Kemi një ekonomi të kriminalizuar nga kanabisi. Ka para të pista qe qarkullojnë. Ka problem me kriminalitetin dhe probleme me shtresat sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura