Shpërthim me tritol në një dyqan në Durrës, shkak konflikti mes pronarit dhe njërit prej autorëve! Nisin hetimet për…

Jun 19, 2022 | 7:14
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan në Durrës.

auto_policia-durres-850x450-11621671050

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:10 te rruga “Shenjtorët”, kur në fasadën e dyqanit në pronësi të Sh.A. 58 vjeç ka shpërthyer lënda plasëse.

Autori i dyshuar është D.K, 31 vjec nga Burreli i cili ka pasur konflikt me pronarin e dyqanit. Tashmë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur  si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po  punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë  së kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura