Shpërthim në një depo fishekzjarrësh në Bullgari, humb jetën një person, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur

Jul 26, 2024 | 19:16
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur  rënda pas një shpërthimi në një depo fishekzjarrësh në Bullgari.

shperthim

Shpërthimi ndodhi në Elin Pelin, afër kryeqytetit, duke shpërndarë tym.

“Në momentin e parë ndjeva sikur dikush e mbylli derën me furi. U drodhën dritaret. Energjia u ndal menjëherë. Pashë nga dritarja një re tymi që shpërndahej”, ka thënë një banor, raportoi Guardian.

Ministri i Brendshëm, Kalin Stoyanov, ka thënë se një 49-vjeçar vdiq nga plagët që mori nga zjarri dhe vajza e tij 20 vjeçe është në gjendje të rëndë.

Dy persona të tjerë që besohet se kanë qenë brenda, rezultojnë të zhdukur.

Në vendngjarje është dërguar edhe personeli ushtarak për fikjen e zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura