Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ku u plagos edhe deputeti i PS-së, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

Mar 1, 2024 | 16:12
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë, ku për pasojë ka patur viktima dhe të lënduar.

lushnje

Sipas policisë, ga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 8 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, identifikohet viktima (EMRI)

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura