Janë publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, përfshirë edhe deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Shpërthimi ndodhi pasi dyshohet se vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë dhe për pasojë ka shpërthyer mjeti, brenda së cili ishte manovratori, Landi Hoxha i cili ndërroi jetë në vend dhe djali i tij që ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Traumës.
Të lënduarit e tjerë kanë qenë punëtorët, ndërsa plagë ka marrë edhe deputeti i PS, i cili ka qenë duke parë punimet.
Mësohet se deputeti po ashtu është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al