Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, identifikohet viktima (EMRI)

Mar 1, 2024 | 17:20
SHPËRNDAJE

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në Lushnjë, janë plagosur tetë persona, mes tyre edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela dhe ka ndërruar jetë një tjetër.

Ngjarja ne lushnje-deputeti-bujar-cela13

Viktima është identifikuar si, Landi Hoxha.

Kujtojmë, që deputeti PS i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura