“Shpresa vdiq sepse i hoqën ndihmën ekonomike”, Berisha: Policia falsifikoi moshën e viktimës! Kryebashkiakja e Lushnjës në vend që të merrej me mortin, tundet e shkundet në takimin e…

Jan 3, 2023 | 16:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakes së Lushnjës, Eriselda Sefa, pas vdekjes së qytetares Shpresa Cani, teksa kishte shkuar në zyrat e institucionit për t’u sqaruar lidhur me heqjen e ndihmës ekonomike.

-640-0-capturepng-958

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se Eriselda në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e viktimës, ka shkuar në takimin festiv të organizuar nga Taulant Balla.

Teksa ka shpërndarë kronikën e një gazetari, Berisha ka thënë se policia ka falsifikuar moshën e viktimës dhe ka manipuluar rrethanat e vdekjes së saj.

Postimi i Berishës:

Çnjerëzi ekstreme!

Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike.

Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.

Ndërkohë, policia e partisë falsifikon moshën e viktimës dhe manipulon rrethanat e vdekjes së Shpresa Canit.

Ky është pushteti i njerëzve që vjedhja i ka bërë të pashpirt. Krim i vërtetë shtetëror!

Lexoni këtu më poshtë kronikën e gazetarit.

Pasi i vdiq qytetarja në zyrë, Eriselda Sefa shkoi të festonte me FRESSH

5 ditë më parë

Rrethanat e vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani janë ende të paqarta. Dihet se ajo u fut në bashki për të kërkuar rikthimin e ndihmës ekonomike, që ia kishin hequr. Dihet se ndërroi jetë brenda zyrës së kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Por nuk dihet si e trajtuan aty dhe çfarë ndikoi në vdekjen e saj të menjëhershme.

Dy versionet për vdekjen e Shpresa Canit

Sipas versionit të parë që doli në media, qytetarja u përcoll nga njëra zyrë në tjetrën, për të kërkuar ndihmë ekonomike. Takoi fillimisht shefen e Ndihmës Sociale, që është edhe bashkëshortja e deputetit të PS, Luan Çela. Pastaj tentoi të gjente zgjidhje direkt te kryetarja Eriselda Sefa. Kur hyri në zyrën e saj, policët tentuan ta nxirrnin jashtë dhe gruaja ndërroi jetë për shkak të stresit që kishte përjetuar.

Sipas versionit që dha Bashkia e Lushnjes gruaja u trajtua me dinjitet, mori sqarime dhe iu premtua kthimi i ndihmës ekonomike. “Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën” thuhet në njoftimin zyrtar, ku pasqyrohet edhe kujdesi I veçantë që ka treguar Eriselda Sefa.

Përkujdesja e kryetares së Bashkisë dallohet edhe më tej në njoftim kur thuhet: “pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq”.

Eriselda Sefa ne feste me FRESSH

Festë me FRESSH pas vdekjes në zyrë

Nëse prokuroria nuk heton më tej, ngjarja do të mbetet mister. Askush nuk mund të ngrejë sot akuza për zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes, megjithatë njoftimi zyrtar duket i rremë.

Siç tregojnë fotot më poshtë, ditën që i ndodhi vdekja e Shpresa Canit në zyrën e saj, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa shkoi të festonte me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it. Ajo vazhdoi programin e festimeve të fundvitit, megjithëse pak më parë i kishte mbetur e vdekur në zyrë, një grua që kërkonte ndihmën ekonomike.

Taulant Balla

last Ëednesday

?Me maturantët e talentuar të?Lushnjes????

#FestatDuanDashuri?

#ShqipëriaeArdhmjaJonë??☀️

#TëBashkuarJoTëNdarë?l

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura