Partia Demokratike ka përkujtuar, të hënën e 11 dhjetorit, përmes një ceremonie në pallatin e Kongreseve, 33 vjetorin e themelimit të saj.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, shkruan se me demokratët do të hapë një faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Shqipëria do të bëhet”, shkruan ai.
Postimi i Lulzim Bashës:
Së bashku me këta demokratë të jashtëzakonshëm ne do të hapim një faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët!
SEPSE SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Kujtojmë se sot, PD festoi e ndarë 33-vjetorin e Rithemelimit. Ndërsa në Pallatin e Kongreseve, Lulzim Basha kishte mbledhur ndjekësit e tij demokratë për të festuar, në Hotel Tirana, kreu i PD-së së Rithemelimit tashmë, kishte mbledhur po ashtu ndjekësit e tij në një ceremoni.
Në festën e Rithemelimit, dominuan figurat e njohura, si Besnik Mustafaj, Arben Imami, Jozefina Topalli e Neritan Ceka.
Po ashtu edhe këtë herë, ashtu si në Kongresin e 2 dhjetorit, ish-kryeministri Berisha shoqërohet nga vajza e tij, Argita Malltezi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al