Shqipëria ‘goditet’ nga masat ajrore prej Afrikës së Veriut, ja sa shkojnë temperaturat nesër

Jun 19, 2021 | 14:38
SHPËRNDAJE

det e diele temp

Shqipëria po ndikohet këto ditë nga masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut. Kjo do të bëjë që temperaturat të jenë të larta sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se ditën e Diel, vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C
zonat e ulëta 14°C deri në 36°C
zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura