Heqja e apostilit me Greqinë, cili është përfitimi i emigrantëve?

Feb 28, 2018 | 11:50
SHPËRNDAJE

Shtetasit shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Greqi tashmë do të kenë disa euro më shumë në xhep dhe më pak “sorrollatje”, në zyrtat e shtetit helen. Vendimi më i fundit i Greqisë për të hequr rezervën për vulen apostile me Shqiperinë, i kursen cdo shtetasit shqiptar minimalisht 30 euro për cdo document që i nevojitet.

notary-stamp-virginia

Ky vendim është përshëndetur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqiperisë e cila shprehet se; “Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë”. Sipas MEPJ, vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.

Ky vendim i qeverisë greke duket se është rezultat i dialogut që po zhvillohet mes dy vendeve dhe angazhimit për të cuar në një nivel më të lartë marrëdhënien strategjike mes dy vendeve tona. Vula apostile, sic ka bërë me dije Ministri Bushati, është një nga pikat e diskutuara në shportën e cështjeve të përditshmërisë dhe e cila mesa duket ka marë dakortësinë e palës greke vetëm me dt 26 shkurt të këtij viti.

Por, cfarë është vula apostile?

Vula Apostille është një regjim për legalizimin e dokumenteve, i cili ul ndjeshëm jo vetëm një pjesë të madhe të kostos së një legalizimi por edhe burokracitë për kryerjen e këtij veprimi. Vula apostile tashmë eviton detyrimin e qytetarit ta paraqesë këtë dokument edhe në Ambasadën përkatëse, që të njihet nga autoritetet në atë vend. Me fillimin e regjimit të vulës apostile dokumenti njihet automatikisht nga 82 vendet anëtare të kësaj Konvente.

Shqipëria ka regjimin me vulën Apostille me plotë 82 vendet anëtare, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, përveç Greqisë, numër i cili me heqjen e rezervës së vulës apostile arrin në 83 vende.

Efekti financiar me regjimin e vulës Apostille do ul në mënyrë drastike koston e dokumentave të kërkuar, nga 30 euro që paguan aktualisht  në vetëm 200 lekë të reja.

Heqja e rezervës për Vulën Apostille, hap rrugën edhe për lëshimin e certifikatave, por lëshimi i certifikatave bëhet me marrëveshje ose në bazë të reciprocitetit.

Në total, përpunohen rreth 210 mijë dokumenta në vit, me destinacion Greqinë, që shumëzuar me 32 euro,  kursen xhepave të qytetarëve miliona euro.

Historik

 

Vula Apostile është mënyra e njohjes së dokumentave publike nga shtetet që janë anëtarë të Konventës së Hagës, “për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumentëve zyrtare të huaja”, vendim i marrë në 5 tetor të vitit 1961 (konventa apostile).

Kjo do të thotë që dokumentët shqiptarë të cilët do të përdorën në vendet anëtare të së njëjtës Konventë si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqsitë diplomatike e konsullore.

Në periudhën ndërmjetëse 6 mujore deri në hyrjen në fuqi të Konventes, Blegjika, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja, paraqitën rezervë për hyrjen e Shqiperisë në konvent për shkak të sigurisë në lëshimin e dokumenteve. Për pasojë me këto vende kjo konventë nuk hyri në fuqi. Vitet e fundit, falë masave të marra për garancinë e dokumentave, të gjitha vendet e sipërcituara, me përjashtim të Greqisë, e terhoqën rezervën.

Përsa i përket praktikës procedurale lidhur me apostilen, dokumenti publik pajiset me vulën apostile nga autoriteti vendas për legalizimin e dokumentave, në rastin e shqiperisë MEPJ, dhe pas kësaj njihet e përdoret direkt nga autoritet e vendit të destinacionit dhe anasjelltas.

Italia – 26 maj 2011;

Belgjika – 21 dhjetor 2015;

Gjermania – 12 dhjetor 2016;

Spanja – 7 shkurt 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura