Shqiptarët që largohen me gomone/ Rama merr shembull Norvegjinë: Vite më parë kishin të njëjtin trend, sot janë sheikët e Europës! Ne sot presim që…

Oct 3, 2022 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shqiptarët që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe. Sipas tij, ky largim është një proces në të cilën po kalon Shqipëria në momente të ndryshme të historisë së saj.

ediramagomone

Duke iu përgjigjur kritikave për një shpopullim të vendit, Rama ka marrë shembull edhe Norvegjinë, duke u shprehur se një trend i tillë largimesh ka qenë shumë vite më parë në shtetin nordik.

Ndërsa tani, sipas Ramës, ata konsiderohen tani si sheikët e Europës.

Rama: Shqiptarët nuk janë 30 vjet mbi gomone. Si të gjithë të tjerët, janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë një jetë më të mirë. Ata që nuk duan të presin për nesër. Nuk mund të arrihet dot Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Ajo që na takon është të përmirësojmë çdo vit jetën në vend. Nuk mund të imagjinojmë që të bëjmë sot Shqipërinë si Gjermania.

Ajo që kemi parë nga vala e mëparshme në Francë, jo të gjithë ato që ikin janë njerëz që ikin nga Shqipëria në atë moment. Janë shqiptarë që ikin edhe nga Greqia, nga Italia dhe në rajonet jugore. Pensionistët gjermanë apo në Italinë veriore janë një nga komponentët kryesore të një strategjie që e kanë dhe këto vende në industrinë e turizmit që të mbushin hotelet edhe në dimër.

Ka shumë pensionistë italianë këtu që jetojnë në brigjet tona. Nuk ka lidhje me mbushjen e një grope. Ne do të shohim kontekstin dhe si jemi sot në raport me dje. Unë shtoj komponentët se në rast se ne, që të ndodhë një ndryshim me forcë nga brenda të një trendi, Norvegjia pati të njëjtin trend në një periudhë të parë në shekullin 20’. Sot norvegjezët janë sheikët e Europës. Po të jap shembuj, po të shohësh Irlandën, Italinë, të gjitha janë trende. Këto trendë, e vetmja mënyrë si të kthehen me forcë është që të kesh diçka ekstra. Nëse ne do kemi atë gjenë ekstra, atëherë mund të them me plotë gojën që në një periudhë të shkurtër do jemi në gjendje që të bëjmë gjithçka për ekonominë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura