Shtatë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të luftoni celulitin çdo ditë

Aug 9, 2021 | 22:55
SHPËRNDAJE

80% deri në 90% e grave mund të kenë celiulit, i cili formohet në një periudhë të caktuar të jetës së tyre. Edhe pse ka shumë mënyra mjekësore për të trajtuar këtë fenomen, siç është terapia me lazer apo kirurgjia, sërish mund të mos mbeteni të kënaqur, sepse ato mund të jenë të shtrenjta dhe ndonjëherë nuk japin as rezultate.

“Bright Side” liston disa mënyra se si mund ta trajtoni celulitin nëpërmjet ushqimeve që komnsumoni gjatë përditshmërisë suaj.

  1. Pjepër

Pjepri është 91% ujë. Lëngu i pjeprit mund të zvogëlojë gropat në kofshë, sipas një studimi të fundit. 40 grave të shëndetshme të moshës 31 deri në 50 vjeç iu dha të konsumonin ekstrakt të lëngut të pjeprit për 56 ditë dhe humbën një sasi të konsiderueshme të celulitit në zonën e kofshave. Pjepri nuk përmban yndyrë ose kolesterol dhe mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga tundimi për të ngrënë ëmbëlsira.

  1. Çokollatë e zezë

Pse funksionon: Çokollata e zezë përmban antioksidantë.

Çfarë bën: Antioksidantët aktivizojnë shkatërrimin e yndyrës, e cila kontribuon në krijimin e celulitit. Mbështet sistemin kardiovaskular dhe aktivizon rrjedhjen e gjakut, duke ndihmuar në zvogëlimin e gropave që formohen nga celuliti.

  1. Shafran

Pse funskionon: Shafrani ka veti anti-inflamatore që mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Çfarë bën: Shafrani mund të bëjë që sipërfaqja e lëkurës me gropa nga celuliti të zhduket. Gjithashtu rrit masën e muskujve nën lëkurë. Si rezultat, ju do të keni një lëkurë më të lëmuar.

  1. Boronica

Pse funksionojnë: Boronica është një burim i madh i një antioksidanti të njohur si antocianinë.

Çfarë bëjnë ato: Boronica parandalon shndërrimin e yndyrave në kolesterol. Ato përmirësojnë rrjedhën limfatike dhe eliminojnë toksinat që nxisin krijimin e celulitit. Boronica gjithashtu nxit rinovimin qelizor dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

  1. Piper i kuq

Pse funksionon: Piperi i kuq aktivizon mekanizmat e djegies së yndyrës në trup.

Çfarë bën: Piperi i kuq eliminon toksinat që grumbullohen në qelizat yndyrore nën lëkurë dhe që më pas shkaktojnë celulitin. Mund të ndihmojë në rindërtimin e indeve të shëndetshme, gjë që e bën lëkurën të duket më e lëmuar. Piperi i kuq gjithashtu përmban vitaminë B6, e cila ndihmon në restaurimin dhe pasurimin e indit lidhës.

  1. Hudhra

Çfarë bën: Hudhra përdoret për trajtimin e obezitetit, dhe gjithashtu kontribuon në trajtimin e lëkurës dhe celulitit. Një dietë e pasur me hudhër mund të ndihmojë trupin të pastrohet nga toksinat që po shkaktojnë “lëvozhgën e portokallit”.

  1. Kuinoa

Pse funksionon: Kuinoa ndihmon në prishjen e qelizave yndyrore që janë përgjegjëse për formimin e celulitit.

Çfarë bën: Kuinoa ndihmon në djegien e yndyrës së tepërt në trup dhe mund të zvogëlojë akumulimin e qelizave yndyrore. Mineralet në quinoa rrisin prodhimin e kolagjenit, forcojnë lëkurën dhe përmirësojnë elasticitetin në sipërfaqen e lëkurës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura