Shtatzënë për herë të parë, Andresa e “Telebingo Shqiptare” zbulon gjininë e bebushit (Video)

Sep 14, 2022 | 20:28
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Andresa Ambrosio është një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’. Prej më shumë se 12 vite tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebreas.

Rreth dy muaj më parë, Andresa konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse është në pritje të ëmbël. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule ku dukej pak barku i rrumbullakosur.

E teksa nuk e mohoi aspak, Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. Ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte modelen për konfirmimin e lajmit të ëmbël.

Prezantuesja ka zbuluar sot gjininë e bebushit teksa ishte e ftuar në emisionin e pasdites tek ‘Rudina’. Në videon e publikuar nga vetë Rudina Magjistari në Instagramin e saj, pak çase para se bukuroshja të zbulonte gjininë u shpreh se për të nuk ka rëndësi nëse është vajzë apo djalë por rëndsi ka të jetë i shëndetshëm.

Teksa i dukej dhe barku i rrumbullakosur, Andresa plasi tullumbacen që mbante brenda lajmin, ku duket se u u surprizua shumë kur prej saj dolën tullumbace të vogla blu, duke konfirmuar kështu se është në pritje të një djali.

Kujtojmë se disa ditë më parë këngëtarja Rozana Radi publikoi në Instagram një video të Andresës me barkun e rrumbullakosur.

Në një video të publikuar në profilin e saj, Rozana shfaqet së bashku me Andresën dhe Joni Peçin teksa shprehet se është me “shtatzënën më të re në qytet.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura