Shtetet ku studiojnë fëmijët e ministrave

Dec 28, 2013 | 10:24
SHPËRNDAJE

Faqja e pare e suplementit Panorama Plus dhe ministret Kodheli dhe Nikolla me femijet
TIRANE- Me ardhjen në pushtet të qeverisë së re, u shtua kurioziteti jo vetëm për anëtarët e kabinetit qeveritar, por edhe për familjarët e tyre. Jo se më herët lexuesi nuk ka qenë i interesuar, por kohët e fundit shumë prej tyre janë apo duan të bëhen mediatikë, duke rënë në sy me gjëra të ndryshme. Këtë radhë kemi vendosur që t’ju shuajmë kureshtjen me disa nga fëmijët e ministrave të kabinetit “Rama”, duke treguar kështu se ku jetojnë dhe studiojnë ata.

DJALI I MIMI KODHELIT ME STUDIME NE ITALI

E lindur në vitin 1964 në Tiranë, znj. Mimi Kodheli mban postin e ministres së Mbrojtjes, ajo është e martuar me Lekën dhe ka një djalë, Mikelin, i cili për momentin ndjek studimet dhe jeton në Firence të Italisë.

DJALI I EGLANTINA GJERMENIT, STUDIME NE LONDER
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ka lindur në Krujë në vitin 1968, e martuar me z. Marian dhe kanë dy fëmijë, Erikun dhe Megin. Eriku, një djalë i pashëm dhe me trup në formë, jeton dhe studion në Londër.

VAJZA E EDMOND HAXHINASTOS NE TIRANE
Edmond Haxhinasto mban postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ka lindur në Tiranë në vitin 1966. Është i martuar me znj. Enkeleida dhe kanë një vajzë, Elizën, e cila kohë më parë u prezantua në mediat rozë për shkak të linjave si një vajzë sensuale. Ajo jeton dhe studion në Tiranë.

DJALI I EDMOND PANARITIT NE ITALI
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, ka lindur në Tiranë në vitin 1960, ai është i martuar me znj. Narin dhe kanë dy djem, Klajdin dhe Bjornin. Klajdi një djalë shumë i pashëm, i cili jeton dhe studion në Milano të Italisë.

VAJZA E NASIP NAÇOS NE TIRANE
Betina Naço quhet vajza e madhe e ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço, i cili është i martuar me znj. Theodhora dhe kanë edhe djalin, Frankon. Betina studion në Universitetin e New York-ut në Tiranë.

VAJZA E ILIR BEQES NE HOLANDE, VAJZA E MIRELA KUMBAROS NE FRANCE
Deborah është vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqja. Ajo jeton dhe studion në Utrecht të Holandës, z. Beqja është i martuar me znj. Adriana. Sara Furxhi quhet vajza e ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, e cila është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe kanë bashkë edhe djalin, Tomin. Sara jeton dhe studion në Menton të Francës.

VAJZA E ARBEN AHMETAJT NE TIRANE, E LINDITA NIKOLLES NE BARCELONE
Livia quhet vajza e madhe e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, i cili është i martuar me znj. Albina dhe kanë edhe një vajzë tjetër, Kejsi. Livia jeton në Tiranë dhe vazhdon shkollimin në një shkollë private turke. Livia quhet edhe vajza e vetme e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e cila jeton në Barcelonë.

Këta janë vetëm disa nga fëmijët e ministrave të kabinetit qeveritar, ku disa prej tyre kanë nga një fëmijë, disa nga dy, e disa prej tyre të sapomartuar dhe që ende bashkëjetojnë, pra nuk kanë fëmijë. Duke parë që shumica prej tyre kanë preferuar që fëmijët t’i çojnë me studime jashtë, ne shpresojmë shumë që ky kabinet i ri gjithsesi të ndërgjegjësohet për të përmirësuar me politikat qeverisëse sistemin arsimor në Shqipëri, ku ne kemi fëmijët tanë, në pamundësi ekonomike për t’i çuar jashtë.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura