Shuhet në moshën 95-vjeçare kompozitori i shquar Nexhmedin Doko

Feb 1, 2024 | 12:35
SHPËRNDAJE

Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.nexhmedin doko

Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte  “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).

Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”,  “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”. Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.

Pjesë nga krijimtaria e Nexhmedin Doko

  1. Rini e zjarrtë – Festivali i XIII-të i këngës RTSH – 1974
  2. Takim i brezave – Festivali i XII-të i këngës në RTSH – 1973
  3. Festë në malësi – Festivali i VI-të i këngës në RTSH – 1967
  4. Kur jam pranë teje – Festivali i IV-t i këngës në RTSH – 1965
  5. Kthim nga fusha – Festivali i III-të i këngës në RTSH – 1964
  6. Nëse ti mua më pyet – Festivali i II-të i këngës RTSH – 1963
  7. Kënga e Inxhinieres – Festivali i I-rë i këngës RTSH – 1962
  8. Opereta “Dritë dhe këngë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura