“Si do merresh me gjithë dynjanë”- Roza Lati suprizon nënën e saj dhe i bashkohet “Big Brother VIP”. Rita Lati ka një porosi për të bijën

Jan 13, 2024 | 23:05
SHPËRNDAJE

Moderatorja Roza Lati, është një tjetër konkurrente e cila do të bëhet pjesë në “Big Brother VIP”.

rita lati roza lati

Ajo ka vendosur t’i bëjë një surprizë së ëmës, aktores mjaft të njohur Rita Lati, së cilës nuk i ka thënë thënë se do të hyjë brenda shtëpisë.

Rita: Është në Itali Roza, apo po më mashtroni mua, o i bukri dheut, suksese, jam gëzuar shumë që je pikërisht ti aty. Ma hoqën trurin Ledion, e ke me Ritën, apo Rozën. Nuk e përballoj Rozën aty, arrin në një nivel poshtërimi. Më qetëso pak se s’jam mirë.

Ledioni: Qetësohu se asgjë e gabuar nuk do të ndodhë.

Rita: Mos më shikojnë njerëzit, apo është kamera e fshehtë.

Roza: O e bukura ime.

Rita: Pse kostum burrash më mam?  Sa e bukur je bërë mama. Ti e ke mirë Ledion, po ku merr vesh ajo. Po si do merresh me gjithë dynjanë, se mos thua gjëra, gjëra që mund të jenë private. Po ku të merr vesh kjo moj, ku të dëgjon ajo, ajo bën atë që unë i them jo. O ma kam merak se do thuash gjëra që nuk duhet t’i thuash. Rozën nuk e kam bërë unë, nuk është vajza ime sepse është e pastër, thotë gjithçka i vjen, unë dua që Roza mos bjerë pre e presioneve që mami pastaj të mburet. Unë i jap bekimin tim, i kërkoj falje për gjithçka dhe i uroj suksese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura