Melisa Leshi dhe Andi Shehu janë ndër çiftet më të përfolur të “Përputhen”. Ata bënë publike lidhjen e tyre pasi dolën nga emisioni, marrëdhënie që po i reziston kohës.
Por ndërsa Andi Shehu doli nga programi si çift me Tea Trifonin, partnerja e tij qëndroi brenda dhe doli në takim me disa meshkuj të tjerë.
Dhe në fund, nga emisioni vendosi të largohej single, duke mos preferuar asnjë nga djemtë aty, pasi “zemrën” ia kishte marrë Andi Shehu.
Kjo ishte ndër temat më të diskutuara në rrjetet sociale nga ndjekësit e konkurrentëve të “Përputhen”, e megjithatë kurioziteti i tyre ende nuk është shuar.
“Si e duroje faktin që Melisa dilte në takim me të tjerë dhe ti ishe jashtë?”- pyeti një prej fansave Andi Shehu, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit.
Por duket se kjo histori e ka irrituar atë dhe ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën.
Andi Shehu u shpreh se “nuk ka asgjë të vërtetë nga emisioni i “Përputhen” dhe se ai e Melisa Lleshi janë çifti i vetëm që kanë dalë nga ai emision dhe janë akoma bashkë.
“Sepse njerëz të dashur dhe ti djalë apo vajzë e dashur, asnjë gjë nuk është i vërtetë nga ai emision çdo gjë është falso kaq një gjë se kuptoni? Pse jemi ne çifti i vetëm që kemi dalë nga ai emision dhe kemi rezistuar akoma dhe u përputhëm jashtë”, u shpreh ai.