Dhurata Dora ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto me të ëmën, Teutën, duke shokuar të gjithë fansat.
Nëse artistja shqiptare nuk do e kishte treguar se cili ishte personi pranë saj, mbase askush nuk do e kishte kuptuar.
Ato duken si dy shoqe të ngushta e jo si nënë e bijë. Nisur nga kjo, fotoja e këngëtares është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë qindra komente.
Me këtë foto, Dhurata na tregoi se bukurinë e ka trashëguar nga e ëma, e cila duket në super formë.
Dora po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, të titulluar “Harrom”.
Edhe pse u publikua vetëm dy javë më parë, deri më tani, ajo numëron mbi 6 milionë shikime në “YouTube”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al