Si ta futi Rama? Majko në emisionin e humorit: Në PS sa më shumë punon aq më shumë taksohesh. Logoja ime rezervë është “atë 19-tën ku ta kesh!”

Apr 4, 2021 | 14:56
SHPËRNDAJE

Pandeli Majko, i cili në këto zgjedhje ndodhet në atë që konsiderohet “vija e zjarrit”, ka komentuar renditjen si i 19-ti në listën e Tiranës gjatë intervistës plot humor në “Klanifornia”.

majko 99

Pyetjes “Si ta futi Rama, lihesh ti i 19-ti?!”, Majko iu përgjigj: “Kjo është arsyeja pse unë… Një nga logot rezervë të fushatës është: atë 19-tën ku ta kesh!”

Majko u pyet se kush ia bëri “puçin’”, teksa i kanë nxjerrë një sinkron të Ahmetajt se “autore” ishin Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

Ndërsa komentoi Ahmetajn dhe taksën progresive, Majko tha se “në PS më shumë të punosh aq më shumë taksohesh”.

Gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar Pandeli Majko u shpreh se nuk kishte folur “pasi kishte bërë një operacion në gojë”. Pyetjes së bërë në “Klanifornia”: “Si je me dhëmballën?”, Majko iu përgjigj: “Ishte i vetmi justifikim që mos ulërija”.

Mandej ministrit për Diasporën iu bë një pyetje hipotetike se nëse do të ndodhej në një shkretëtirë, cilit do t’i jepte ujë duke i shpëtuar jetën. Mes Ramës, Bashës, Metës dhe Berishës, ai zgjodhi kryeministrin, duke u shprehur: “E kam shok Edi Ramën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura