Siguria në tunelin e Llogarasë, Balla inspekton masat: Kontroll 24 orë nga Policia e Shtetit. Drejtuesit e mjeteve të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë

Jul 7, 2024 | 16:54
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka inspektuar ditën e sotme (7 korrik) masat e marra në tunelin e Llogarasë, i cili u hap vetëm pak ditë më parë.

Ballaa

Me hapjen e Tunelit të Llogarasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve.

 

Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

Gjatë inspektimit ministr  Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse.

“Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.

Postimi i Ballës:

Tuneli i Llogarasë🚇📍Kontroll 2️⃣4️⃣⏰ nga Policia e Shtetit👮👮‍♀️🤝👨🏻‍🚒👩‍🚒Shërbimi Zjarrfikës # TNT🚒 Drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë 📸 dhe të zbatojnë urdhërat dhe udhëzimet përkatëse❗️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura