“Simone ishte i tërbuar pas 45 minutave, Lukakun s’e pamë”, ndihmësi i Inzagit komenton triumfin ndaj Romës

Feb 12, 2024 | 21:03
SHPËRNDAJE

Masimiliano Farris ishte trajneri i Interit në ndeshjen ndaj Romës sepse Inzagi ishte i pezulluar për shkak të kartonëve. Pas ndeshjesh ai ka vlerësuar maksimalisht skuadrën për reagimin që pati dhe tha se ishin shumë të kthjellët edhe në momentet delikate.

2000707373-k0eE-U34601511684700MvG-656x492@Corriere-Web-Sezioni

“Sigurisht që jam i kënaqur me mënyrën se si e përmbysëm ndeshjen. Nisja nuk ishte aq pozitive, por djemtë reaguan siç duhet. Pësuam një gol nga goditja standarde dhe lojtarët e kuptuan që u vendosën keq aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë javë pas jave për t’u përmirësuar në të gjitha aspektet.

Inzagi? Ishte shumë i karikuar, më saktë i tërbuar pas fundit të pjesës së parë (qesh)… Komunikoi me ne dhe ekipi i bëri mirë detyrat në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka dhe duke na dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme”, tha Farris. I pyetur nëse u përshëndet me Romelu Lukakun ai tha se nuk pati mundësinë që ta takonte.

“Do ta kisha përshëndetur me kënaqësi, por nuk e pashë”, tha Farris. Ndoshta një përgjigje ironike edhe për faktin që Lukaku u pa shumë pak në fushën e lojës dhe thuajse ishte inekzistent.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura