“Sistemi gjyqësor ka 243 gjyqtarë nga 408 që duhej të kishte”- Kryetarja e KLGJ flet për problematikat në konkursin e Shkollës së Magjistraturës: Kërkuam transparencë dhe rikorrigjim të tezave

Jul 15, 2024 | 17:43
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë seancës në Kuvend ku po raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, i është drejtuar kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, me dy pyetje.

llagami

Pyetjen e parë, kishte të bënte me faktin që një nga synimet e reformës në drejtësi, ai i aksesit të qytetarëve në drejtësi, nëse është përmbushur ky objektiv.

Sipas Bardhit, janë 138 mijë çështje të mbartura.

Në përgjigje Llagami u shpreh: Reforma kaq të thella kanë kostot e veta, pasi solli humbje të madhe të kapitalit njerëzor. Në sistemin gjyqësor duhet të kishin 408 gjyqtarë, dhe kemi aktualisht 243 qytetarë. Këto komponentë ndikojnë te pjesa që ne kemi pritshmërinë e qytetarit te pjesa që ka vlerësuar te kjo reformë. KLGJ në menaxhimin e burimeve njerëzore ka treguar shumë efektivitet sepse ka ndërmarrë hapa strategjikë dhe hapi fundit që kemi marrë së bashku me partnerët tan, ku i kemi bërë ftesë qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, është backlog-u (çështje të prapambetura). Sot kemi miratuar një strategji për backlog-u, që është një set masash administrative, infrastrukturore por edhe ligjore, që kërkon të bëhemi të gjithë bashkë për të miratuar masat që t’i garantojmë qytetarit shërbimin e merituar. Aktualisht gjykata në nevojë janë 4, dy Apelet dhe shkalla e parë tiranë dhe ajo administrative. Edhe gjykata e Lartë është në nevojë, por me masat që ka marrë ka ecur në ritme të mira. Ajo që kërkoj nga të gjithë ju deputetë është që të bashkëpunojmë për të kaluar këtë sfidë, që është backlog-u”.

Pyetja e dytë kishte të bënte me Shkollën e Magjistraturës, ku e pyet në lidhje me problematikat në konkurs dhe ndryshimet e rezultateve të pranimit

“Sa i përket shkollës së magjistraturës, unë jam anëtare e bordit drejtues. Patëm një shqetësim nga KLGJ, patëm një peticion nga kandidatët që kishin aplikuar, por nuk kishin fituar, duke diskutuar mostransparencën e anës së shkollës. Në mbledhjen e bordit, u konstatua se nga ana e shkollës ishin marrë masa, por ajo që mungoi dhe që KLGJ kërkoi më shumë transparencë dhe rikorigjim të tezës para kandidatëve.

Drejtori i shkollës është administrator i prodhimit, dhe u konstatua se janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha kryetarja e KLGJ në përgjigjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura