“Situata politike sa vjen dhe përkeqësohet”- Ilir Meta: PL angazhohet për dyfishimin e buxhetit për Arsimin dhe Inovacionin! Do kalojmë mesataren e BE dhe rajonit

Jun 19, 2024 | 20:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi Komisionin e Organizimit të Partisë së Lirisë të Tiranës, ku foli për situatën politike, që sipas tij sa vjen e përkeqësohet.

ilir meta

Për këtë, Ilir Meta fajëson qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se “krimi i organizuar shqiptar po fuqizohet edhe në Itali, pikërisht sepse ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të të dy vendeve”.

Teksa u ndal në prioritet e Partisë së Lirisë, Meta theksoi se arsimi dhe inovacioni janë gur themeli dhe një nga 5 prioritetet për Shqipërinë 4 milionë banorë.

“Partia e Lirisë angazhohet në programin e saj konkret, për dyfishimin e menjëhershëm të nivelit të buxhetimit për Arsimin dhe Inovacionin, për të kaluar mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit”, tha Meta.

Fjala e Ilir Metes

Është kënaqësi të takohemi me të gjithë ju, bashkë me Zëvendës Presidenten Erisa Xhixho, për konferencën e organizimit të Konventës së Tiranës, konferencë që do të mbahet në 26 Qershor në orën 19.00, tek Akademia e Arteve.

E di që jeni pak të mërzitur, se kur e nis me fitore dhe përfundon me barazim, të duket si humbje, por duhet ta shohim pak pozitivisht. E nisëm me një humbje, kaluam barazim, pse jo të kalojmë në fitore herës tjetër. Grup shumë I fortë, ekipe jashtëzakonishte të forta, dhe me shumë eksperiencë.

Dhe ku na kanë qëlluar italianët, dhe kroatët që I kemi kaq miq, por shpresojmë për fitore në të ardhmen.

Ndërkohë, situata politike, siç ku e ndiqni sa vjen dhe përkeqësohet.  Mafia shqiptare, me mbështetje të drejtpërdrejtë qeveritare, dhe personale të Edi Ramës, tashmë është renditur e dyta për rrezikshmërinë e saj në Itali, pas Ndranghetës. Ndërkohë që Ndragheta këtu bën ligjin bashkë me Edi Ramën.

Jo vetëm Ndragheta, por dhe mafia meksikane, që bashkë me Edi Ramën, ka penetruar në Rumani, siç I keni ndjekur të gjitha lajmet.

Ky është konkluzioni zyrtar i raportit 6-mujor të Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafias Italiane, që provon edhe njëherë dominimin e fortë të krimit në marrëdhëniet mes dy vendeve, të denoncuar me fakte konkrete, edhe nga media prestigjioze italiane RAI 3, dhe jo vetëm.

Krimi i organizuar shqiptar po fuqizohet edhe në Itali, pikërisht sepse ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të të dy vendeve, siç ishte rasti i Gjeneral Lisit, por dhe Sekretarit Gjeneral të kryeministrit tonë Engjëll Agaçi, përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, pra për 17 vendime për 2 orë, por dhe për të gjitha PPP-të dhe aferat e tmerrshme korruptive, që bëhen sikur hetohen.

Është Ëngjëll Agaçi, krahu i djathtë i Edi Ramës që mban lidhjet me narkotrafikun, që personalisht koordinon lidhjet me grupet kriminale shqiptare, që i mbron ata nga SPAK-u, dhe që siç e pohoi Prokurori i Antimafias Italiane Grateri “janë mjaft të strukturuara pasi janë pasuruar falë korrupsionit të frikshëm në Shqipëri”.

Ndaj edhe ish-magjistrati i mirënjohur në luftën kundër mafias, Francesco Mandoi, që u emërua si këshilltar nga Edi Rama për ta ndihmuar në gjoja luftën kundër krimit dhe korrupsionit, nuk u thirr kurrë për të dhënë një këshillë, sepse për “Rilindjen” prioritet është vetëm fuqizimi dhe kurrsesi lufta kundër trafikut dhe karteleve të drogës. 

Me paratë e krimit dhe korrupsionit, Edi Rama mban pushtetin duke blerë dhe inkriminuar zgjedhjet, duke blerë drejtësinë dhe kapur për fyti SPAK-un, dhe të gjitha institucionet e pavarura.

“Pa krim nuk ka zhvillim” kjo është filozofia e kësaj Qeverie, që e  pohoi  botërisht Bledi Çuçi, si ish-ministër i Brendshëm dikur.

Sot kemi një narkoshtet, që eksporton vetëm narkotrafikantë sepse eksportet e mallrave, edhe për muajin Maj 2024, sipas INSTAT., shënuan rënie me 12,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndaj dhe Edi Rama fshihet si struci para opozitës dhe refuzon të japë llogari para Kuvendit për situatën e rëndë kriminale sepse është ai ideatori, përfituesi dhe përgjegjësi kryesor i ndërtimit të narkoshtetit, që po shpopullon dramatikisht Shqipërinë.

Aq sa dhe miku ynë I dashur Viktor Tusha, është kthyer jo vetëm në Viktor, por dhe zatorist të paparë, sepse nuk ka punëtorë për të punuar më në fushat, vreshtat, ullishtat e Lezhës.

Përqëndrimi tek krimi, droga dhe ekonomia e kullave, që shërben si lavatriçe e pastrimit të parave është arsyeja, pse edhe në raportin më të fundit të EUROSTAT-it, Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe për fuqinë blerëse sepse fokusi i Edi Ramës nuk janë qytetarët, nuk janë pensionistët, nuk janë të rinjtë dhe të rejat.

Mungesën e vëmendjes dhe braktisjen e të rinjve nga “Rilindja” e vërtetoi së fundmi edhe Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), që ka ngelur sërish në klasë arsimin shqiptar, duke e renditur Shqipërinë të fundit në botë për mendim krijues dhe kritik, të nxënësve tanë 15-vjeçarë.

Me vetëm 13 pikë, jemi të fundit në botë duke mbetur, edhe pas Palestinës në konflikt.

Fatkeqësisht, cilësia e arsimit në Shqipëri ka rënë dhe  bie në mënyrë progresive drejt honit të injorancës sepse Arsimi kurrë nuk ka qenë kuurë prioritet i kësaj Qeverisë.

Për Partinë e Lirisë, Arsimi dhe investimi në Kapitalin Njerëzor, janë gur themeli, një nga 5 prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

Partia e Lirisë angazhohet në programin e saj konkret, për dyfishimin e menjëhershëm të nivelit të buxhetimit për Arsimin dhe Inovacionin, për të kaluar mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Investimi në Arsim dhe Kërkim Shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB., nga 2.3-2.4 që është sot, dhe 5% ishte premtimi I Rilindjes në vitin 2013. Si të gjitha premtimet e tjera, që brenda mandatit do të zgjidhej puna e ujit, do të zgjidhet çështja e legalizimeve, e kështu me radhë.

Po kështu, mësuesia do të konsiderohet degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje të veçantë financiare për studentët për mësuesi, dhe për vetë mësuesit.

Sot kam marrë 2-3 mesazhe, besoj I keni marrë dhe ju, si organizatorë të këtij takim, nga anëtarë tanë mësues, që thonë që na vjen keq, por nuk marrim dot pjesë sot në mbledhje, sepse kemi filluar punë në X. rezort në jug të Shqipërisë, për arsye ekonomike.

Sepse, është normale që mësues me 570 mijë lekë të vjetra, me 600 mijë lekë, jo në Tiranë, por dhe në fshatin më të thellë të Shqipërisë, nuk mund të mbash familjen. Kështu, pasi lodhesh 10 muaj, duke folur, duke komunikuar, duke u kujdesur për fëmijët e të tjerëve, në vend që të rikuperohesh, duhet të shkosh dhe 2 muaj të tjerë të punosh.

Të sakrifikosh çdo gjë, për të garantuar 200 mijë lekë të reja, apo jo, për të blerë librat e shkollës për fëmijët e tu. Këtu, e ka katandisur situatën e arsimtarëve regjimi kriminal I Edi Ramë, dhe kjo nuk është e paqëllimshme.

Është për të shkatërruar shtresën e mesme, për të mos I lënë mësuesit, pedagogët të ngrenë kokë, të mendojnë, të zhvillojnë mendimin e tyre kritik dhe krijues.

Do të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit.

Vetëm në këtë mënyrë ne do të ndalojmë shpopullimin e vendit nga të rinjtë,  dhe do të motivojmë më shumë financiarisht mësuesit, edukatorët e brezit të ri, që “Rilindja” i ka kthyer sot në ushtarë virtualë, ose në patronazhistë të dyfishtë.

Pra, i detyron të bëjnë patronazhistin edhe për fëmijën, për nxënësin, për gjimnazistin, për studentin, por dhe për prindërit. Ky është regjimi i Rilindjes.

Dhe njëkohësiht i detyron,  që të shpërndajnë në rrjetet sociale, të bëjnë share, të bëjnë like, të bëjnë komente,  ato që Qeveria përpiqet t’i shesë si arritje.

Dhe njëkohësisht, raporti i fundit i Bankës Botërore, përsa I takon reformës administrative-territoriale,  dëshmon qartë dështimin e frikshëm të saj, dhe përkeqësimin e tmerrshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Dhe natyrisht që kjo reformë që u konceptua si një reformë për të rritur efikasitetin e përdorimit të taksave të qytetarëve duke shkurtuar ish-komunat,  dhe ish-bashkitë, u projektua vetëm për të centralizuar pushtetin, për të nxitur shpopullimin e Shqipërisë.

Dhe jo vetëm që nuk u pakësua në total numri I punonjësve të administartës vendore, por gati është dyfishuar, me patronazhistë.

Unë sapo kthehem sot nga një prej mrekullive të Shqipërisë, që nuk ja lejoj vetes që nuk e kisha parë deri tani. Siç është lumi i Shalës, dhe Shoshi, dhe Neomalësorja mbi lumin e Shalës.

Jam shokuar nga numri i madh i turistëve të huaj, nga autobuzët, nga shumë turistë që edhe në këmbë ecnin. Por, jam tmerruar nga rruga e tmerrshme, nga qendra e Vaut të Dejës e bashkisë, deri në Koman.

Është një krim shtetëror, që ajo rrugë të lihet në atë mënyrë. Një rrugë ku kalojnë çdo ditë mijëra turistë. Dhe ai turizmi atje nuk është zhvilluar falë mbështetjes së shtetit, absolutisht.

Sepse, shteti ata nuk I ndihmon as të bëjnë letrat për të hipotekuar pronat e tyre të ligjshme, I pengon. Dhe nuk I jep mbështetje as nga AZHBR., nga asnjë lloj institucioni për këtë gjë.

Është bërë vetëm falë punës së tyre, sakrificave të tyre, përpjekjeve të tyre.

Por atje rruga nuk bëhet, sepse nuk ka mundësi për rezorte, dhe investitorë strategjikë, që të pastrojë paratë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, dhe gjithë banda e atyre që janë në pushtet. 

Prandaj, i bëj thirrje atij komuniteti, dhe të gjithëve të ngrihet në protesta për këtë gjë, dhe të gjithë duhet ti mbështesim. Sepse, alpet e Shqipërisë janë krenaria e turizmit tonë, dhe promovimit të Shqipërisë në botë.

Dhe, qëllimishte diskriminohen nga kjo qeveri, dhe nga ky regjim. Edhe njëherë ishte shumë e qartë, se çfarë pasojash ka prodhuar reforma e re administive-territoriale.

Katër herë ikën dritat dje atje, dhe askush nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, apo përkujdesje. Ata malësorët e kalonin pak me humor, se kështu ka qenë brez pas brezi. 

Është turp I madh për këtë shtet, që as gjërat më elementare, më bazike nuk kujdeset, dhe nuk investon.  Para pak ditësh, me të drejtë zoti Berisha kishte bërë një studim krahasues, përsa i takon vizibilitetit të investimeve.

Dhe tregonte qartë, se sa ishte vizibiliteti për tunelin e Llogarasë, përsa i takon shtretërve, dhe sa ishte vizibiliteti pë rrrugën e Kombit, apo investime të tjera.

Sepse, gjithçka këtu investohet vetëm në interes të Edi Ramës, të oligarkisë lidhur me të, dhe në shërbim të tij, dhe kurrë sesi interesi i qytetarëve nuk është në qendër të vëmendjes.

Ndaj kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shosh, vetëm në Shalë, e vetëm në Theth, e ku di unë, kjo ndodh në Tiranë, apo jo?

Tedi ishte me të drejtë sot në njësinë numër 11, bashkë me aktivistët tanë për të denocuar gjendjen skandaloze të infrastrukturës atje. Ndërkohë, që qindra milionë euro vidhen nga Erion Veliaj, banda e inceneratorëve, banda e 5D. etj.

Dhe këtë denoncim duhet ta bëjmë çdo ditë nga terreni, dhe këto probleme duhet te ngrejmë çdo ditë, në Tiranë, por dhe në Durrës, por dhe në të gjithë Shqipërinë.

Dhe meqë folëm për Tiranën, jemi këtu pikërisht për të fuqizuar në radhë të parë Partinë e Lirisë në kryeqytet, për organizimin e kësaj konference që do të përgatisë Konventën së shpejti në fund të shtatorit të PL. për Tiranën, në 26 qershor në orën 19:00, në Akademinë e Arteve.

Është e domosdoshme që në Konventë e ardhme të kemi të paktën 2 delegatë për qendër votimi, pra mbi 2 mijë delegatë nga kryeqyteti, dhe kjo kërkon një punë shumë intensive gjatë këtyre javëve, dhe gjatë këtyre 2-3 muajve.

Edhe njëherë ju falenderoj për punën e deritanishme, për gadishmërin, dhe të shpresojmë në fitore për ndeshjen e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura