“S’jam politikan, por votues i vëllait tim! Kam besim te SPAK-u”- Olsi Rama: Ose unë të shkoj në burg, ose Gazment Bardhi të ndiqet penalisht si fabrikues provash në dëmin tim!

Apr 2, 2024 | 14:47
SHPËRNDAJE

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht deputetin e Berishës Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

Olsi

Olsi shprehet se ai nuk është politkan dhe s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i vëllait të tij.

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike” thotë ai.

Vëllai i kryeministrit thekson se këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose ai unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin e tij.

LEXO EDHE: Droga në Xibrakë/ Olsi Rama padit në SPAK për ‘kallëzim të rremë” Gazment Bardhin: Jam në dispozicionin tuaj për të dhënë deklarime në dobi të hetimit

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi” shton Olsi.

Ai shprehet si është cënuar publikisht nderi dhe dinjiteti e tij publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli.

LEXO EDHE: Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi dorëzon në SPAK provat: Të hetohet roli i Olsi Ramës, nuk ka vend për vonesa

Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës,” njofton Olsi Rama, ndërsa shton se mbetet në dispozicion të hetimit.

Olsi Rama: Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.
Nëse është vërtetë e re natyrisht!

Me shpresë, Olsi Rama

PADIA

“I nderuar z. Prokuror,

Unë, kallëzuesi Ols Rama, jam vënë në dijeni gjatë këtyre ditëve për disa deklarata të pavërteta në një emision televiziv në drejtim të personit tim, të bëra nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kallëzuari z. Gazment Bardhi.

Për shkak se deklaratat e bëra, në vlerësimin tim, përmbajnë elementët e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, dhe më cenojnë pikësëpari mua si person e më japin cilësinë e viktimës së veprës penale, bazuar në nenet 58 e 283 të Kodit të Procedurës Penale, paraqes këtë kallëzim penal me shkrim duke parashtruar rrethanat e faktit si dhe arsyetimin ligjor si më poshtë:

I. Rrethanat e faktit I kallëzuari Gazment Bardhi është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në datë 28 Mars 2024 ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, pranë televizionit kombëtar “Klan”.

Në pikëpamjen objektive, rezulton se i kallëzuari ka paraqitur prova të paqena në një emision të shfaqur në një televizion kombëtar. Ai ka vepruar publikisht në këtë mënyrë, me synimin e nisjes së një procedimi penal ndaj meje, për fakte të pavërteta e të pakonsumuar nga ana ime.

Me këtë sjellje së tij, i kallëzuari ka cenuar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë, por dhe të drejtat e lirisë e mia si individ, të mbrojtura me legjislacionin penal.

Në pikëpamjen subjektive, krijimi i këtyre provave është bërë me dashje të drejtpërdrejtë nga i kallëzuari, pasi ai është në dijeni të pavërtetësisë së tyre dhe në mënyrë të qëllimshme synon paraqitjen e tyre në organet e hetimit që ndaj meje, kallëzuesit, së nisë procedimi penal. Në vështrim së kritereve ligjore, i kallëzuari i përmbush kushtet për t’u konsideruar subjekt i këtij krimi.

Persa më lart si dhe bazuar në nenin 287/1 në lidhje me nenin 58/1, germa a, te Kodit te Procedurės Penale kërkoj regjistrimin e procedimit penal në ngarkim te z. Gazment Bardhi, deputet Kuvendit, për kryerjen e veprës penale te “Kallëzimit të rreme, të parashikuar si të tillë nga neni 305 i Kodit Penal

Mbetem ne dispozicionin tuaj për të dhëne deklarime ne dobi te këtij hetimi, çdo të dhënë tjetër, shkresore ose jo, te vlefshme për vijimin e veprimeve hetimore.

SAAAA

WhatsApp-Image-2024-04-02-at-2.14.54-PM-640x892

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura