Fitorja e Suedise ne Eurosong, ka ngjallur dyshime mbi votimin e kengeve pjesemarrese, mes tyre posaçerisht me vendin tone. Gjate dites se sotme, edhe mediat nderkombetare kane hedhur hije dyshimi per faktin se ku shkuan votat qe iu dhane Shqiperise.
Por nje tjeter detaj skandaloz ka dale ne skene. Mediat, sidomos ato kosovare, ne baze te nje fotoje te publikuar ne rrjetin social te fituesit te Eurovisionit 2015, Måns Zelmerlöw, shkruajne se ai po relakson këmbët mbi flamurin kombëtar shqiptar.
Fituesi i këtij viti, i cili përfaqësoi Suedinë me këngën “Heroes” duket se gjatë provave ka gjetur kohë të pushojë, dhe për më tepër për t`i vendosur këmbët e tij për të pushuar mbi flamurin e Shqipërisë.
Kjo shihet edhe në foton të cilën ai e ka postuar në rrjetin social Facebook gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë.
Bashkangjitur fotos ai ka shkruar: “Duke u përpjekur për të injoruar faktin se 26 delegacione janë duke nxehur zërat e tyre”.
Nga ajo qe shihet ne foto, pak kush mund te thote se ai flamur nen kembet e tij, nuk eshte i Shqiperise.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al