Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur mbrëmjen e sotme në Panorama TV në lidhje me skandalin McGonigal dhe shtrirjen e tij në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, ai theksoi se FBI do i shkojë deri në fund hetimit, ndërsa nënvizoi se një nga akt akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane është e bazuar vetëm në elementët shqiptarë.
“FBI do i shkojë deri në fund sepse është diçka e papranueshme. Ka tronditur institucionin. Janë të shqetësuar për mënyrën si ka përdorur funksionin dhe nuk dihet se deri ku. Është një rast ku zoti Duçka është i përfshirë.
Një nga dy akt akuzat bie nëse heqim elementët shqiptarë. Është FBI që do të përpiqet të shkojë deri në fund edhe për të pastruar imazhin e vet, Janë edhe dy zyrtarë të tjerë të FBI të përfshirë edhe ata në këtë skandal. FBI do të pastrohet nga këto. Faktori i dytë është sistemi i drejtësisë amerikane. FBI nuk mund të ndikojë më mbi ta. Ka nisur një hetim në kongresin amerikan”, u shpreh ai.
Sipas Bylykbashit Rama i ka kërkuar McGonigalit të ndërhyjë për të goditur opozitën në Shqipëri, ndërsa ngriti dyshime se burimet ruse e kanë informuar atë në lidhje me hetimin.
“Ai ka dashur sistemin e drejtësisë amerikane për të goditur opozitën shqiptare. E ke në akt padi. Është e shkruar e zeza në të bardhë. Kështu që çmontimi me copa të vogla kësaj radhe nuk funksionon dot. Rama i ka kërkuar McGonigalit të fillojë dhe të ndërhyjë. Neza përdoret si dëshmitar për këtë çështje dhe Duçka që paguan dëshmitarë që të udhëtojnë nga Europa në Amerikë për këtë çështje. Duke qenë se kohët janë shumë të shkurtër me njëra tjetrën.
Nga e dinte Rama këtë histori? Kush ishin burimet ruse që e kishin informuar Ramën për këtë histori? Deripaska ka kohë që është në Shqipëri dhe ka licenca nga qeveria e Shqipërisë. Edhe McGonigal, edhe Deripaska kanë kompani në Shqipëri. Lidhen përmes ortakësh të përbashkët. Në shtatorin e vitit që shkoi plasi një skandal që u tha nga amerikanët që rusët kishin paguar 300 mln dollar në Europë. Ndërkohë që fillon dhe penetron paraja e tyre, dy nga faktorët përplasen dhe paratë përdoren diku tjetër”, deklaroi ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al