Skandali/ Shqipërisë i mohohet pjesëmarrja në Botërorin U-17 të peshëngritjes, Ambasada Meksikane refuzon vizat

Jun 14, 2022 | 14:41
SHPËRNDAJE

Është vërtetë skandaloze, absurde dhe e turpshme ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në prag të Kampionatit Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.

ertjan kofsha

Pas disa ditësh sorollatje në Romë, ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

ertjan kofsha

Të lodhur dhe shumë të zhgënjyer për këtë situatë Kofsha dhe Toska janë kthyer në Shtërmen. Ndërsa Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura