Skandali tek Onkologjiku, Alimehmeti: Kryeministrit Rama në vend që të mblidhte mjekët dhe t’u kërkonte bashkëpunim, u bëri gjyq publik

Jul 2, 2024 | 21:39
SHPËRNDAJE

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në takimin e zhvilluar me shefat e klinikave, mjekët dhe infermierët e spitalin Onkologjik, pas skandalit të nxjerë në pah nga Prokruroria e Tiranës, ku pacientët orientoheshin te privati.

ilir alimehmeti

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, është shprehur se Rama u bëri gjyqin publik mjekëve, në vend që t’i mbidhte dhe t’u kërkonte bashkëpunim.

“Edi Rama nuk shikon raportet e KLSH që nxjerrin abuzimet, nuk pranon kolapsin e sistemit që donte të ndërtonte falas, dhe kapet me episodet e caktuara duke ia hedhur përgjegjësinë të tjerëve. Do e kisha përgëzuar Edi Ramën sikur ti kishte mbledhur mjekët dhe tu kërkonte bashkëpunim, që të kërkonte zgjidhjen e problemeve, por çfarë bëri, i bëri gjyqin publik”, tha Alimehmeti, teksa shtoi se kush ka shkelur ligjin duhet të përballet me ligjin, por derisa del gjykimi kemi edhe prezumimin e pafajësisë.

Ndër të tjera, Alimehmeti tha se “nëse ka mjaftueshëm kimio-terapi për pacientët që trajtohen te Onkologjiku, nëse ka mjaftueshëm pajisje mjekësore, a do të kishim sot ne këtë situatë? Nëse do të kishim mjaftueshëm mjekë, a do të përballeshim me situata të tilla? Detyra e Qeverisë është ti dalë përpara kësaj çështjeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura