Skandali tek Onkologjiku/ Meta: 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit. Korrupsioni dhe klientelizmi kanë shkaktuar mungesë të barnave

Jul 3, 2024 | 19:09
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në tryezën e organizuar për shëndetësinë, ndër të tjera ka folur edhe për skandalin tek Onkologjiku.

45555

Meta shprehet se 6 mijë raste të reja më sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend ndërsa buxheti për Onkologjikun zë një pjesë mjaft të vogël në QSU.

Numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por ne menyre skandaloze buxheti për onkologjikun zë një peshë mjaft të vogël në buxhetin e QSU-së” tha Meta.

Ai shton se nevojat për ilaçe në QSUT janë  3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim.

Po ashtu Meta në këtë tryezë prezantoi edhe planin e Partisë së Lirisë për Shëndetësinë.

PROGRAMI I PARTISE SE LIRISE PER SHENDETESINE I PREZANTUAR NGA PRESIDENTI META

✅️Të rritë shpenzimet për Shëndetësinë në mesataren e rajonit në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
✅️Të dyfishojë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi.
✅️Do të sigurojmë pasurimin e tregut të barnave me shumë më tepër ilaçe se sa aktualisht, si dhe do t’i jepet goditje asgjësuese kontrabandës, duke krijuar të gjithë premisat për rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name në Shqipëri.
✅️Konsolidimi dhe zbatimi i Sistemit të Referimit për t’i dhënë fund kaosit, radhëve shumë të gjata dhe pritjes me muaj të tërë i pacientëve si dhe korrupsionit që gjeneron ky kaos.
✅️Do të bllokojmë të gjitha koncesionet korruptive në shëndetësi, që rrëmbejnë taksat e shqiptarëve.
✅️Ringritje e shërbimit cilësor të Mjekut të Familjes dhe Shërbimit Parësor në tërësi.
✅️Do të kryhet Hartimi i Plan-Veprimeve Kombëtar për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me vdekshmëri të lartë, sëmundjet e zemrës dhe tumorët, të shoqëruara me Plan-Financimin e çdo etape.
✅️Do të hartohet Strategjia e trajtimit të komplikacioneve të Covid-19 dhe plani i financimit të këtij trajtimi.
✅️Do të realizojmë me vendosmëri autonominë e shërbimit spitalor si rruga e vetme për një shëndetësi efikase në të gjithë vendin dhe pranë qytetarit.
✅️Do të realizohet përgatitja e Plan-Veprimit Kombëtar kundër pandemive me një vend të veçantë për edukimin dhe parandalimin.
✅️Decentralizimi i kompetencave të Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar shërbimin sa më pranë banesës të qytetarëve dhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin.
✅️Objektiv madhor, rritja e sigurisë dhe kontrollit mbi të gjithë elementët që ndikojnë në shëndetin publik: ushqimi, uji, mjedisi, shërbimi shëndetësor, stili i jetesës dhe sporti.

Pjesë nga fjala e Metës:

Ndersa lidhur me problemet tumorale.  Numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por ne menyre skandaloze buxheti për onkologjikun zë një peshë mjaft të vogël në buxhetin e QSU-së.

6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend.

Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT, pra ne vend qe te rritet vazhdon te ulet.

Vetem per mungese te Brakiterapise e vetmja aparature për trajtimin e grave me kancer të qafës së mitrës ka sjellë mos trajtimin për 600 gra paciente me radioterapi, që përbën rrezik konstant për jetën e tyre.

QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23% e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.

Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.

Nevojat për ilaçe në QSUT jane 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim.

Persa i takon problematikes shume kritike te barnave.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se importet e ilaçeve janë me vlere finale qe arrin në 35 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, rreth 12 miliardë lekë rimbursohet nga shteti (kryesisht për pensionistë apo të sëmurë kronikë), ndërsa qytetarët mbulojnë me shpenzimet e veta nga xhepi rreth 23 miliardë lekë në vit rreth 230 milionë dollarë. Ka dhe medikamente që hyjnë kontrabandë dhe janë të shtrenjta, që nuk regjistrohen në shifrat zyrtare.

Te dhenat e Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm tregojne qarte se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve kanë qenë krejtesisht të pamjaftueshme në vitin 2023.

Korrupsioni dhe klientelizmi ka shkaktuar mungesen e vazhdueshme te barnave ne tregun farmaceutik  per te trajtuar semundje kronike e jetike per pacientet.

Mungojne barna qe jane ne listen e rimbursimit , barna spitalore e ambulatore

Mungojne ne menyre te vazhdueshme barnat anti tumorale ne onkologji e ne onkopediatri.

Eshte teper dramatike dhe kriminale qe kjo qeveri e institucionet e Ministrise se Shendetesise qe ju fillohet terapia te semureve me tumore e me pas ju nderpritet per shkak te mungeses se barnave.

Mungojne barnat antidiabetike qe jane edhe ne listen e rimbursimit

Mungojne disa gjenerata antibiotikesh per trajtime jetike per semundje te ndryshme

Mungon kontrasti ose lenda radioaktive per shintigrafi te ndryshme .

Per arsye te klientelizmit e korrupsionit te qeverise eshte lejuar importi paralel te barnave pa asnje lloj kontrolli e sigurie per te furnizuar rrjetin e farmacive te  oligarkike, kjo ka bere qe te largohen nga Shqiperia kompanite multinacionale dhe brandet me prestigjoze te botes, qe ishin prezent ne Shqiperi deri ne vitin 2013.

Nga mbi 4200 lloje barnash ne treg ne fund te vitit 2013, sot jane vetem rreth 1800 lloje.

Mungesat e medha kane stimuluar kontrabanden e gjere te ilaceve qe ishte thuajse ne nivelin zero ne 2013.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura