Melisa Lleshi dhe Andi Shehu zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë me një puthje në fund të videoklipit të këngës së 23-vjeçares.
Dyshja duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, saqë kanë marrë edhe një hap shumë të rëndësishëm siç është bashkëjetesa.
Gjatë një interviste për “Prive”, çifti zbuloi se kanë edhe dy qen në shtëpi dhe angazhimet e shumta nuk i jepnin mundësinë të ushqeheshin mirë apo të pastronin, prandaj vendosën të merrnin një pastruese.
Përveç mbështetësve, pati shumë edhe nga ata që i kritikuan për faktin se e mbajtën të fshehtë pëlqimin.
Po familjarët e tyre si e pritën?
Melisa u shpreh se familja e saj ka qenë gjithmonë mbështetëse ndaj saj dhe se familja e ish-konkurrentit e ka mirëpritur.
Ndërsa Andi u shpreh se të dyja familjet duan më të mirën për ta. Ai tha se bashkë me Melisën përpiqen që çdo ditë ta nisin me pozitivitet dhe se nuk u interesojnë fare komentet negative të njerëzve.
Pas daljes nga “Për’puthen”, Melisa u bë pjesë e botës së muzikës dhe deri më tani ka realizuar dy këngë.
Ndnëse Andi nuk do të jetë pjesë e kësaj fushe, ai u shpreh se do të jetë gjithnjë mbështetës ndaj Melisës.
Pas përfundimit të programit, pothuajse të gjithë ish-konkurrentët ishin të ftuar në festën e madhe që u organizua nga stafi i “Për’puthen”.
Mirëpo, Melisa dhe Andi nuk ishin të pranishëm dhe pas kësaj qëndron një arsye e fortë.
“Jo autorja, por dikush i brendshëm, në krye të emisionit, na ka ftuar, por ne kemi refuzuar. Unë të paktën nuk lëpij aty ku kam pështyrë”,- u shpreh Melisa, ndërsa Andi e mbështeti, duke thënë se as ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si gjërat u bënë, pasi doli me një person (Tea Trifoni) me të cilën nuk ka pasur kurrë gjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al