Soni Malaj flet për ditët e saj në karantinim, tregon projektin e radhës: Pas izolimit do më shihni…

Apr 26, 2020 | 17:29
SHPËRNDAJE

Krantinimi si pasojë e koronavirusit ka bërë që shumë prej nesh t’i shtynë plane apo projekte pune, e duket se e njëjta situatë është edhe për këngëtaren Soni Malaj.

Në një intervistë për ‘Prive’ Soni ka treguar se i është dedikuar familjes e se tashmë është kthyer në mësuesen e vajzës, duke qenë se mësimi është pezulluar.

soni malaj

Soni shtoi më tej se sapo të mbarojë karantina do të hedhë në treg projektet që kishte në plan t’i nxirrte më parë, që janë disi më ndryshe nga ato të mëparshmet pasi janë punuar me producent amerikan.

Ndërë të tjera këngëtarja  zbuloi edhe një tjetër projekt që e ka patur në plan. Fjala është për një program televiziv ku Soni Malaj do të jetë moderatore. Mirëpo, për shkak të pandemisë, ky projekt është shtyrë për më vonë.

Soni-Malaj-e1429638434689-600x380 Soni-Malaj-e1429638434689 soni malaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura