Soni Malaj tregon për herë të parë se klipi i këngës që të gjithë e kemi dëgjuar është historia e prindërve të saj

Dec 18, 2019 | 22:34
SHPËRNDAJE

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare, ndërsa shumë këngë të saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon.

Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. E ftuar këtë të mërkurë në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ajo ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

soni malaj

Soni ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

“Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura