Gazetarja e njohur Sonila Meço i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, kur është shfaqur me këmbë të fashuar.
Ajo ka publikuar një foto në “Instagram”, ku zbulon se tashmë do ta shohim për herë të parë me atlete në ekran si dhe me patericë. Me shaka Sonila shton që kjo gjë mos të merret për plagjiaturë.
“Asnjëherë nuk e dimë nga ç’e keqe më e madhe na ka “mbrojtur” tersi…
Ndaj i pres me dashuri urimet.
Hera e parë që do vesh atlete në një program televiziv në prime time, (përpos patericës në dekor). Mos më akuzoni për “plagjaturë”, shkruan gazetarja bashkëngjitur me foton e këmbës në patericë dhe të zyrës të mbushur me buqeta lulesh.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al