Sot ditë zie/ Institucioni i Presidencës ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino

Mar 29, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në moshën 58-vjeçare institucioni i Presidencës ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtize.

Qeveria shqiptare e ka shpallur 29 marsin, ditë zie kombëtare në nder të deputetit socialist, ish-kryeministrit dhe politikanit të njohur Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta pasi e humbi betejën me koronavirusin.

Vendimi i qeverisë

Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 29 mars 2021, në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në një sërë legjislaturash.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri në gjysmë shtize.

Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e hënë, datë 29 mars 2021, ora 12:00 deri në orën 16:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura