Sot Kosova në ditë zie, nderon policin Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmet në Veri

Sep 25, 2023 | 7:29
SHPËRNDAJE

Në Kosovë sot është shpallur ditë zie shtetërore për të nderuar policin, i cili u vra mëngjesin e djeshëm në veri të Kosovës.

afrim bunjaku

Vendimin për ta shpallur sot ditë zie e bëri të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila për shkak të zhvillimeve të shumta ndërpreu edhe vizitën në SHBA.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura