Spahia: Qeveria të marrë masa për emigrantët. Mund të ketë dyndje

Feb 26, 2016 | 21:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Departamentit të Emigracionit në Partinë Demokratike, Bardh Spahia i bën apel qeverisë shqiptare që të marrë masa për përballimin e një fluksi të mundshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Bardhi SpahiaSpahia argumenton se me mbylljen e kufijve të Maqedonisë, emigrantët sirianë mund të dynden në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e tjera të BE-së.

Kjo mund ta gjejë Shqipërinë të papërgatitur dhe mund ta fusë në krizë, nëse nuk merren masat e menjëhershme.

Spahia thotë se qeveria duhet ta shohë me përparësi këtë çështje dhe s’duhet të tregohet indiferente, sikurse po sillet.

REAGIMI I PLOTE I BARDH SPAHISE

Ceshtja e emigranteve qe levizin drejt vendeve te BE eshte nje nga ceshtjet me shqetesuese te diteve te sotme. Vendi yne ka qene ne dy vitet e fundit i renditur pas Sirise per numrin me te larte te atyre qe kerkojne azil politik ne nje nga vendet e BE.

Emigrantet qe vijne nga Siria kane perdorur Ballkanin si zone tranzite per te shkuar ne vendet e Europes dhe sigurisht, numri i atyre qe perdorin Shqiperine si rruge kalimi ka qene teper i vogel, pasi pjesa me e madhe e emigranteve kane zgjedhur Maqedonine si piken me te favorshme per kalimin e tyre.

Shpeshhere qeveria aktuale e vendit tone eshte paralajmeruar qe te marre masa dhe te pergatitet per te perballuar nje fluks te konsiderueshem emigrantesh, te cilet do te mundet te perdorin Shqiperine si pike kalimi, ne rast te mbylljes se pikave kufitare te vendeve tona fqinje.

Paralajmerimi ka ardhur jo vetem nga  Partia Demokratike por edhe, por sipas informacioneve tona te sigurta i eshte bere edhe nga IOM (Organizata Nderkombetare e Migracionit), por qeveria e ka marre si nje ceshtje te rendesise se dores se dyte, pavaresisht se kjo eshte nje ceshtje kritike e cila prek qytetaret tane.

I sigurt se shqipetaret vetem do te largoheshin dhe vendi jone nuk do ishte nje pike kalimi nga emigrantet siriane, kryeministri Rama ka hedhur poshte cdo kerkese per tu pergatitur per nje situate te tille.

Mirepo mbyllja e kufirit nga vendi yne fqinj, Maqedonia, na con perballe ketij rreziku per te cilin shpeshhere kemi folur. Emigrantet e bllokuar ne shtetin grek, ne pamundesi per te kaluar nga Maqedonia, sigurisht se do te shohin si mundesine me te lehte kalimin e tyre nepermjet territorit shqiptar.

Rruga e mundshme, te cilen do ndjekin keta emigrante kalon permes doganes se Kakavijes dhe ndjek rrugen deri ne Shkoder (pika kufitare e Hanit te Hotit) per kalimin e tyre ne Malin e Zi, pasi nuk mund te kene asnje mundesi te kalojne ne shtetin fqinj (Maqedonia).

Bllokimi i kufirit maqedonas per emigrantet, e gjen vendin tone krejt te papregatitur per te perballuar nje fluks te tille te larte te emigranteve , te cilet vijne nga vendet e luftes. Kjo eshte nje situate vertet kritike per vendin tone dhe duhet te merret seriozisht nga  autoritetet e vendit.

Vendi yne nuk ka te ndertuara kampet per te pritur emigrantet qe mund te kalojne permes Shqiperise dhe nuk dihet ende se me cfare strategjie do te menaxhohet nje fluks i tille emigrantesh.

Paaftesia e Edi Rames dhe e qeverise qe ai drejton ben qe vendi yne te gjendet totalisht i papergatitur  dhe pa asnje plan apo strategji per menaxhimin e nje fluksi eventual emigrantesh..

Kerkojme per te disaten here qe qeveria shqiptare te marre me seriozitet nje ceshtje te tille te rendesise kombetare dhe te filloje sa me shpejt nga puna per te gjetur nje zgjidhje te mundshme, e cila do i siguroje vendit tone te jete i pergatitur per cdo levizje te ketyre emigranteve.

Sigurisht se shpresojme qe vendi yne te mos perballet me nje stuate te tille, por ngritja e shtabit te punes dhe angazhimi i ministrise se brendshme, te shendetesise, si dhe te organeve te emergjencave kombetare do te na gjente te pergatitur perballe cdolloj situate me te cilen ne mund te perballemi, ceshtje keto te sigurise kombetare, te lidhura me infiltrimin e mundshem dhe te elementeve terroriste ne vendin tone, madje kerkohet dhe perballimi me sukses i emergjencave humanitare dhe sanitare.

Nese qeveria edhe kete here tregohet indiferente ndaj kesaj ceshtjeje, atehere mund te marrim parasysh pasojat qe do te vijne nga fluksi i madh i emigranteve, te pamundur per t’u menaxhuar nga qeveria e ketij vendi.

E theksojme edhe njehere si nje ceshtje emergjence kombetare dhe kerkojme ne menyre urgjente marrjen e masave per te perballuar fluksin e emigranteve, te cilet tashme kane filluar te perdorin vendin tone si rruge kalimi per ne vendet e Europes.

Eshte koha qe qeveria e ketij vendi te leje menjane pushimet dhe te filloje menjehere nga puna, per ngritjen e grupeve te punes qe do te operojne ne terren, ne marrjen e masave emergjente per te siguruar kushtet e favorshme te strehimit te emigranteve, ne rast se ata zgjedhin Shqiperine si pike kalimi.

Nese nuk veprojme ne kohe dhe ne menyren e duhur per kete ceshtje delikate, atehere mund te kemi pasoja katastrofale per vendin tone dhe krijimin e nje kaosi te vertete te emigranteve qe levizin ne rruget e qyteteve tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura