SPAK lëshon 6 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre 3 shtetas të huaj (Emrat)

Jul 13, 2024 | 9:27
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

spak

Urdhërarrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe shtetasin me iniciale E.H

Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarreste edhe për 3 shtetas të huaj.

Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani, pasi nuk janë gjetur në banesa gjatë kontrolleve të ushtruara. Mësohet se sipas sistemit TIMS, vetëm një prej personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest ndodhet në Shqipëri, ndërsa të tjerët jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura