Prokuroria e Posaçme pritet të shpallë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.
Ndërsa një qytetar ka tentuar të djegë flamurin e Vorio-Epirit përpara GJKKO.
Siç shihet në pamje, i riu ka tentuar t’i vendosë flakën flamurit, por është ndaluar të kryejë aktin dhe është shoqëruar nga policia.
Ndërkohë brenda ambienteve të gjykatës kanë hyrë familjarët e Belerit.
Prokurorët e SPAK pritet të japin konkluzionet për hetimin dhe të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestuan nën akuzën e blerjes së votave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al